Futbollistët e klubit gjerman bëjnë gjestin e madh

Futboll

Futbollistët e klubit gjerman bëjnë gjestin e madh

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:42
Futbollistët e klubit gjerman bëjnë gjestin e madh

Tani që Koronavirusi ka shpërthyer dhe futbolli eshët pezulluar, shumë klube pritet të kenë probleme me financat pasi nuk iu hyjnë të ardhura.

Megjithatë një gjest shumë i mirë vjen nga Gjermania, më saktë nga lojtarët e skuadrës së Gladbah.

Futbollistët kanë refuzuar të marrin rrogat e tyre, në mënyrë që ato të shkojnë për punëtorët e klubit, që i kanë më shumë të nevojshme dhe për të ndihmuar skuadrën e tyre që të mos ketë probleme.

Një gjest me të vërtetë ky i madh, që do të dëshironin shumë klube t’iu ndodhte, duke ditur që rrogat e futbollistëve në kohët e sotme janë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat