Klubi futet në karantinë

Futboll

Klubi futet në karantinë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:43
Klubi futet në karantinë

Luca Kilian është konfirmuar si futbollisti i parë i prekur nga pandemia coronavirus në Bundesliga.

Mesfushori i Paderbornit rezultoi pozitiv javën e kaluar, teksa pjesa tjetër e skuadrës kishte dalë negativ fatmirësisht.

Ndërkohë tani është shënuar edhe rasti i dytë i prekur nga kjo pandemi në Bundesliga, me Eintracht Frankfurtin që e ka konfirmuar se futbollisti i tyre ka dalë pozitiv.

Klubi gjerman ka raportuar se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv, por që nuk e ka bërë publik emrin e tyre.

Lojtari në fjalë kishte pasur gjitha simptomat dhe kjo bëri që t’i nënshtrohet ku rezultoi pozitiv, ndërsa Frankfurt ka bërë me dije se tani testit do t’i nënshtrohen të gjithë pjesëtarët e ekipit.

Frankfurt kanë bërë të qartë se i gjithë klubi do të futet në karantinë për 14 ditët e ardhshme me trajnerin Adi Hutter që ka kërkuar nga futbollistët stërvitje individuale nëpër shtëpitë e tyre duke minimizuar kontaktet me të tjerët.

“Fatkeqësisht ishte vetëm çështje kohe se kur do të prekeshim nga ky virus. Ka mundur të jetë secili nga ne, mirëpo është vetëm një. Tani do t’i bëhen testet të gjithë lojtarëve për të parë nëse janë pozitiv apo negativ”.

“Do ta kalojmë këtë situatë, të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka deklaruar drejtori sportiv i klubit Fredi Bobic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat