Mbappe nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij

Futboll

Mbappe nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:51
Mbappe nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij

Kylian Mbappe nuk e ka rinovuar ende kontratën e tij me Paris Saint-Germainit, përderisa kriza e koronavirusit i ka pezulluar të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin e këtu përfshihen edhe diskutimet për transferime.

E gjitha kjo situatë ndikon edhe më shumë që ditët e sulmuesit francez Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain të jenë të numëuara, transmeton GE.

Kontrata aktuale e 21-vjeçarit me klubin parisien përfundon më 30 qershor të vitit 2022 dhe Real Madridi vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën e tij.

Nëse francezi nuk e rinovon kontratën e tij deri në qershor të vitit të ardhshëm, atëherë kjo do të vlerësohet si shenjë e qartë se ai dëshiron të largohet nga Parc des Princes.

Në ato rrethana, Mbappe do të ishte i lirë të hynte në negociata me cilindo klub që nga janari i vitit 2022.

Pikërisht këtë gjë e duan Los Blancos, përderisa ata po përgatiten për përmirësimin e gjendjes financiare në mënyrë që të bëhet ofertë për sulmuesin frances edhe gjatë verës së vitit 2021, pasi që e di që këtë verë do të jetë e pamundur ta transferojë Mbappen shkaku i çmimit të tij.

Por,nëse Mbappe e pranon ofertën që PSG-ja ia ka vendosur në tavolinë, atëherë Real Madridi mund ta harrojë mundësinë e transferimit të tij për rreth pesë vjetët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat