Kush është talenti i Sao Paulos?

Futboll

Kush është talenti i Sao Paulos?

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:56
Kush është talenti i Sao Paulos?

Barcelona ka arritur një marrëveshje me klubin brazilian Sao Paulo për të bllokuar për një milionë euro kartonin e talentit Gustavo Maia, përmes një opsioni blerjeje sapo të hapet aati kalimtar i verës.

19-vjeçari ende nuk ka debutuar me ekipin e parë, ku luajnë Juanfran dhe Dani Alves, megjithatë konsiderohet një lojtar me të ardhme të ndritur.

Për të nënshkruar me futbollistin, Barça do të duhet t’i paguajë 3.5 milionë euro të tjera São Paulo për 70% të të drejtave ekonomike. Sipas medieve në Brazil, qëllimi i klubit katalan është ta bëjë pjesë të tijin lojtarin para 15 korrikut, afati i fundit për të ushtruar mundësinë e blerjes.

Maia, i cili do të nënshkruante për pesë vjet me “blaugranat”, ka një kontratë me klubin trengjyrësh deri në vitin 2022. Ai është një anësor shumë cilësor, me një këmbë të djathtë fortë dhe finalizues i rrezikshëm. Ai ka shënuar tre gola në shtatë ndeshje me São Paulon dhe ishte një nga lojtarët më të shquar të  kupës “Copinha” (kupa e të rinjve), ku e zbuluan skautët e Barçës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat