Kryeministrja serbe ka probleme, ja më kënd!

Futboll

Kryeministrja serbe ka probleme, ja më kënd!

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:01
Kryeministrja serbe ka probleme, ja më kënd!

Futbollistët serbë, Luka Joviq i Real Madridit dhe Nikola Ninkoviq i Ascolit, dyshohet se kanë shkelur detyrimin e izolimit pas kthimit në Serbi dhe për këtë arsye janë denoncuar nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në bazë të rregullave të reja të lëshuara për të ndalur përhapjen e Koronavirusit.

Në veçanti, për Jovic, theksohet se ka thyer karantinën e “Los Blancos”, në Madrid, dhe ka fluturuar për në Serbi për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, Sofija Milosheviq.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, kishte kritikuar kthimin në shtëpi gjatë kësaj epidemie të disa lojtarëve që kanë kontrata milioneri jashtë vendit, pasi nuk respektojnë detyrimin e izolimit, por pa përmendur emra.

Ndërsa Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, konfirmoi ankesën penale kundër disa sportistëve, pa treguar identitetin e tyre:

“Ne kemi marrë denoncime për disa përfaqësues të njohur të sportit. Ata do të përgjigjen para gjykatave.”

Më vonë, Luka Joviq shpjegoi atë që ndodhi dhe kërkoi falje. “Në Madrid, testi im për COVID-19 ishte negativ, kështu që vendosa të udhëtoj në Serbi, për të ndihmuar dhe mbështetur njerëzit tanë, me lejen e klubit tim. Më vjen keq që nuk më dhanë udhëzime specifike se si duhet të veproja gjatë izolimit tim. Në Spanjë lejohet të bësh pazar, të blesh produkte në farmaci, ndërsa këtu nuk është kështu. Ju kërkoj falje të gjithëve nëse kam dëmtuar ose rrezikuar dikë “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat