Vetëm me tifozë

Futboll

Vetëm me tifozë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:04
Vetëm me tifozë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Bjellorusisë, Vladimir Bazanov, ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të bërë panik pasi Premierliga bjelloruse rinisi kampionatin, me tifozë në stadiume, përkundër pandemisë koronavirus.

Virusi Covid-19 e ka paralizuar sportin kudo në botë, me shtyrjen e ndeshjeve të ligave më të mëdha si Premierliga, Serie A, La Liga, Bundesliga e Ligue 1, përderisa Kampionati Evropian dhe Kupa e Amerikës janë shtyrë për një vit, transmeton GE.

Liga e nivelit të parë të futbollit në Australi po vazhdon edhe më tutje, mirëpo me zhvillimin e ndeshjeve prapa dyerve të mbyllura shkaku i krizës së koronavirusit, që ia ka marrë jetën më shumë se 10 mijë njerëzve në gjithë botën.

Megjithatë, në Bjellorusi u vendos që kampionati të rinisë si zakonisht të enjten, kur pati tifozë të pranishëm në stadium për humbjen me rezultat 3:1 të Bate Borisovit kundër Energetyk-Bgu, si dhe në fitoren 1:0 të Torpedo Belaz kundër Shakhtyorit.

Me 51 raste të raportuara dhe asnjë vdekje në Bjellorusi, presidenti i Federatës bjelloruse tentoi ta mbrojë vendimin.

“Pse të mos e rinisim kampionatin? A është deklaruar gjendje e jashtëzakonshme në vend? Nuk ka situatë kritikë, kështu që ne vendosëm ta rinsim kampionatin në këtë mënyrë sot”, ka thënë Bazanov.

“Shumë ndeshje në Evropë po luhen pa tifozë. Por, aq shumë tifozë grumbullohen jashtë stadiumeve saqë bëhet e pakuptimtë ta zhvillosh një ndeshje prapa dyerve të mbyllura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat