Mustafa, simptomat dhe si po i kalon ditët e karantinës

Futboll

Mustafa, simptomat dhe si po i kalon ditët e karantinës

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:14
Mustafa, simptomat dhe si po i kalon ditët e karantinës

Valdrin Mustafa ishte lojtari i parë shqiptar që doli pozitiv me Koronavirus. Ai është i mbyllur në karantinë dhe pret që të çlirohet nga virusi famëkeq pa kaluar në komplikacione shëndetësore. Futbollisti i Kosovës tregoi për TCh se si e përjetoi lajmin e keq dhe dhenjat e para që i dha Koronavirusi.

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Pardje nuk kam qenë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kisha probleme me fytin dhe fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv. Kisha rreth një javë me simptoma. Në fillim më dhimbte vetëm fyti, pak koka, por nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do të më kalojë. Por më pas ndjeva dhimbje gjoksi dhe e kuptova se diçka nuk po shkonte mirë”.

Mustafa e ka të vështirë ta përcaktojë se nga kush e mori virusin, edhe pse një ide e ka.

“Nuk di nga kush e mora, besoj nga klubi, duke luajtur. Kur e mora vesh, isha pak në panik, sepse isha në shtëpi. Është si një grip, por kisha frikë për prindërit. Babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve”.

21-vjeçari tregon se bëntë shaka me shokët e skuadrës duke i ngacmuar se ishte i infektuar, para se të dilte pozitiv.

“Unë tallesha me shokët e ekipit që kam Koronavirus, por rezultoi që kjo ishte e vërtetë. Të gjithë në klub janë testuar dhe ka dalë një tjetër pozitiv. Shpresoj ta kaloj sa më shpejt, kryesorja është të mos prekë pleqtë dhe prindërit. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë. Jam pak i mërzitur, se kisha katër ditë pushim e thashë do të rri me familjen. Por kështu ishte e shkruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat