Neville për Liverpoolin

Futboll

Neville për Liverpoolin

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:16
Neville për Liverpoolin

Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedi që tani është analist në Sky Sports, Gary Neville, beson se Liverpoolit duhet t’i jepet titulli i kampionit, por me një fusnotë, nëse sezoni aktual i Premierligës anulohet shkaku i koronavirusit.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit.

Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.

Legjenda e Manchester Unitedit mendon se nëse Premierliga, që dihet se është shtyrë për të paktën deri më 30 prill, e anulon këtë sezon, Liverpooli duhet të shpallet kampion me një fusnotë.

“Unë them jepjani Liverpoolit tiullin e ligës, por me një shenjë fusnote, që mund ta sqarojë se Liverpooli është shpallur kampion, por sezoni ishte anuluar shkaku i koronavirusit”, ka thënë Neville.

“Por, ky do të ishte një skenar fatkeq për botën e futbollit… skenari që të mos përfundohen ndeshjet e këtij sezoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat