Marrin pjesë edhe 3 lojtarë shqiptarë

Futboll

Marrin pjesë edhe 3 lojtarë shqiptarë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:17
Marrin pjesë edhe 3 lojtarë shqiptarë

Koronavirusi ka pezulluar futbollin pothuajse në të gjithë Europën dhe tifozët janë të detyruar të qëndrojnë për pak kohë pa sportin e tyre të preferuar.

Megjithatë faqja e njohur sportive “433” ka menduar një mënyrë të veçantë për të larguar monotoninë e kësaj situate. Faqja në fjalë ka organizuar në turne në “Play Station”, ku do të marrin pjesë futbollistë nga 32 kombëtare të ndryshme.

Mes këtyre kombëtareve është edhe Kosova, e cila përfaqësohet nga Milot Rashica. “Kush kampion i Europës në FIFA 20”, është pyetja e faqes “433”, teksa të shumta kanë qenë komentet në atë status.

Do të jetë ky një mini kampionat evropian, por vetëm në video lojë. “433” ka paralajmëruar se do t’i transmetojë të gjitha ndeshjet, ndërsa ky turne do të fillojë javën e ardhshme.

Gjithashtu aty do të marrin pjesë edhe emra si Imobile, Lukaku, Granit Xhaka, Enis Bardhi dhe shumë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat