Ylli i Atleticos i reagon Kloppit - Bota Sot
Ylli i Atleticos i reagon Kloppit

Futboll

Ylli i Atleticos i reagon Kloppit

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:46
Ylli i Atleticos i reagon Kloppit

Ylli i Atletico Madridit, Kieran Trippier, ka thënë se atij s’i bëjnë përshtypje kritikat e trajnerit e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për stilin e lojës të madrilenëve, pas përballjes në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Diego Simeones e mposhti Liverpoolit me rezultat 3:2 pas kohës shtesë në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Anfield, duke e eliminuar kështu kampionin në fuqi të Evropës nga gara.

Gjiganti i Premierligës e dominoi posedimin e topit dhe kishte dyfish më shumë goditje drejt portës sesa kundërshtari spanjoll, megjithatë s’arriti ta shfrytëzojë këtë dominim dhe iu shuan shpresat për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Klopp e kritikoi skuadrën e Simeones për stilin e lojës duke thënë se Atletico Madridi duhet të jetë në gjendje të luajë shumë më mirë për shkak të cilësisë në skuadrën madrilene.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat