Januzaj riktheu pozitën e tij - Bota Sot
Januzaj riktheu pozitën e tij

Futboll

Januzaj riktheu pozitën e tij

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:56
Januzaj riktheu pozitën e tij

Para se kampionati spanjoll të ndërpritej për shkak të koronavirusit, Adnan Januzaj riktheu pozitën e tij te Real Sociedadi.

Por në janar, reprezentuesi i Belgjikës ishte pranë largimit nga Sociedadi. Për të ishin interesuar klube të mëdha italiane. Roma sidomos e kishte kërkuar gjatë atë.

“Është e vërtetë që ka pasur shumë interesim. Dhe jo nga klube të vogla. Edhe Milani ka thirrur. Menaxheri im mund të flas më së miri për këto gjëra. Nuk jam bërë futbollist për të negociuar me ekipet tjera. Në atë kohë ishte e vështirë të mbetem i fokusuar.

Nuk isha komod dhe nuk isha i gatshëm të bëjë dallimin në fushë”,ka thënë Januzaj për Het Laatste Nieuws.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat