FSHF tjetër replikë me kryeministrin Rama

Futboll

FSHF tjetër replikë me kryeministrin Rama

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:12
FSHF tjetër replikë me kryeministrin Rama

Vazhdon polemika mes FSHF-së dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit përmendi dy herë Kombëtaren shqiptare të futbollit në luftën kundër Koronavirusit.

Deklarata e Mavraj, pasi Rama tha për herë të dytë dje që “Të  mos e bëjmë si kombëtarja që i ha golat në fund”, këtë herë është pasuar edhe nga dy zyrtarë të FSHF-së.

Në këto kohë të vështira për shqiptarët dhe mbarë botën, ku tema e ditës është lufta kundër Koronavirusit, kunjat ndaj Kombëtares (për më tepër që nuk luan prej 5 muajsh), nuk kanë një shpjegim të qartë.

Dy nga funksionarët jetegjatë në FSHF dhe aktualisht pozicione shumë të afërt me drejtimin e institucionit, i janë përgjigjur në rrjetet sociale Ramës.

Rastësi? JO! Shefi i departamentit të marketingut, Gazmend Malo, ka shkruar:  “Mjaft me Kombëtaren. Koha t’i bëjmë gol Koronavirusit. Forca Shqipëria”, ka shkruar në mënyrë identike edhe Emi Shena, asistente e presidentit të FSHF dhe Gazmend Malos, drejtor i Departamentit të Marketingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat