Dy futbollistë shqiptar nuk i binden karantinës

Futboll

Dy futbollistë shqiptar nuk i binden karantinës

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:50
Dy futbollistë shqiptar nuk i binden karantinës

Shumë njerëz në këtë kohë të vështirë për shkak të Koronavirusit, janë izoluar në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë nga ky virus famëkeq.

Megjithatë nuk janë i këtij mendimi dy futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Hajduku i Splitit, Ardian Smajlaj dhe Emir Sahiti.

Dy lojtarët shqiptarë dëshirojnë që të mbajnë trupin e tyre në formë në këtë moment që kampionati është pezulluar dhe kanë vendosur të dalin për vrap në një nga parqet e qytetit ku ata jetojnë në Kroaci.

Lojtarët duan që të jenë në formë të mirë kur të nisë sërish kampionati dhe për këtë arsye, po stërviten në mënyrë individuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat