Bayerni vendos për senatorin

Futboll

Bayerni vendos për senatorin

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:52
Bayerni vendos për senatorin

Bayerni vendos për senatorin.

Bayern Munchen po mendon për merkaton e verës dhe emri i parë që pritet të largohet nga gjermanët është Jerome Boateng. Mbrojtësi ka një krisje të thellë me klubin dhe nuk e duan në Bavari. 

Ai ishte kandidati kryesor për t'u larguar në merkaton e janarit, por pavarësisht dëshirës së klubit, shtatlarti nuk i braktisi.

Asnjë ekip nuk ishte gati të plotësonte kushtet ekonomike të tij. Vera duket se do të sjellë një tjetër situatë, pasi me shumë mundësi gjermani do të largohet.

Ai ka disa klube në Serie A që e duan dhe pritet  të firmosë me ndonjë klub që është i interesuar për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat