Që prej 75 vitesh, njihet si kënga e Liverpoolit

Futboll

Që prej 75 vitesh, njihet si kënga e Liverpoolit

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:56
Që prej 75 vitesh, njihet si kënga e Liverpoolit

Të gjitha radiostacionet në Europë ditën e sotme në orën 08:45, me iniciativë të Unionit Evropian të Transmetimeve, kanë lëshuar në të njëjtën kohë këngën legjendare ‘Youll Never Walk Alone’, si një mesazh inkurajimi për botën e prekur nga pandemia e koronavirusit.

Do të ishte vështirë të zgjedhësh një këngë më të përshtatshme, që prej 75 vitesh, njihet si kënga e Liverpoolit.

“Kjo këngë mund të jetë një mesazh për gjithë industrinë e kujdesit shëndetësor që po bëjnë një punë të mahnitshme, si dhe të sëmurët dhe ata që nuk mund të largohen nga shtëpitë për një kohë”, ka shpjeguar prezantuesi Sander Hoogendoorn

Kujtojmë që bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë shumë jetë njerzish.

Vendi më i prekur deri më tani është Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat