FFK e pikëlluar me vdekjen e dr. Rifat Blaku

Futboll

FFK e pikëlluar me vdekjen e dr. Rifat Blaku

Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:00
FFK e pikëlluar me vdekjen e dr. Rifat Blaku

FFK e pikëlluar me vdekjen e dr. Rifat Blaku.

"E nderuar Familje Blaku!

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj profesorit të nderuar, dr. Rifat Blaku, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Prof. Dr. Rifat Blaku në rininë e tij të hershme ishte futbollist i KF “Llapi”, duke qenë lojtar shembullor dhe me kulturë të lartë sportive. Ai vazhdimisht ishte afër futbollit dhe adhurues i madh i kësaj loje, derisa u shqua si profesor i dashur nga të gjithë, i palodhshëm në punën e tij, me kontribut të jashtëzakonshëm në organizime të ndryshme dhe njeri me vlera të mëdha humanitare.

Me vdekjen e profesor Blakut, familja e humbi njeriun më të dashur, derisa Kosova mbeti pa pedagogun dhe mikun e urtë e bujar, i cili do të mbetet në kujtesë për gjenerata të tëra për vlerat dhe cilësitë e tij të larta.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe Prof. Dr. Rifat Blaku!", shkruan Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat