Aliti mesazh qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, takohemi në qershor për realizimin e ëndrrës 

Futboll

Aliti mesazh qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, takohemi në qershor për realizimin e ëndrrës 

Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:02
Aliti mesazh qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, takohemi në qershor për realizimin e ëndrrës 

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti nëpërmjet një mesazhi ka apeluar të qytetarët e Kosovës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në mënyrë që ta përballojmë më lehtë situatën me koronavirusin Covid-19.

“Të dashur qytetarë të Kosovës dhe adhurues të futbollit, e di se po i kaloni disa ditë të vështira brenda mbyllur, por është shumë e rëndësishme t’i respektojmë rregullat dhe udhëzimet e shtetit tonë.

Të rrimë brenda mbyllur që ky virus të kalojë sa më shpejt. Bashkë jemi më të fortë dhe e kalojmë edhe këtë sfidë.

Takohemi në qershor për të realizuar ëndrrën tonë – Kosovën tonë ta çojmë në Kampionatin Evropian. Forca Kosova!”, ka theksuar mbrojtësi i kombëtares, Fidan Aliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat