Tragjike, bashkëlojtarit të Rrahmanit ia ekzekutojnë motrën në Ganë

Futboll

Tragjike, bashkëlojtarit të Rrahmanit ia ekzekutojnë motrën në Ganë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:28
Emmanuel Agyemang-Badu

Sikur nuk mjafton fakti që i duhet të qëndrojë në karantinë, sot ka marrë edhe një lajm tragjik.

Mesfushori i Veronës dhe bashkëlojtari i Rrahmanit, Emmanuel Agyemang-Badu sot ka humbur motrën e tij.

Hagar, pra motra e futbollistit të skuadrës italiane është qëlluar për vdekje në vendlindjen e saj, Berekum.

Klubi nga “Marc’Antonio Bentegodi” ndërkaq i ka shprehur ngushëllime futbollistit të tyre, i cili po kalon momente të tmerrshme.

Policia ganeze ka identifikuar autorin, derisa është vënë në ndjekje të tij.

Motivet e vrasjes ende nuk janë mësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat