Dy yjet e Bayernit mbledhin 2.5 milionë euro për koronavirusin - Bota Sot
Dy yjet e Bayernit mbledhin 2.5 milionë euro për koronavirusin

Futboll

Dy yjet e Bayernit mbledhin 2.5 milionë euro për koronavirusin

Më: 20 mars 2020 Në ora: 18:12
Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich

Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich, dhuruan 1 milion euro për të luftuar pasojat e koronavirusit dhe krijuan një platformë online për të mbledhur më shumë donacione.

Platforma “WeKickCorona” synon të krijojë një fond për të ndihmuar organizatat shoqërore, bamirëse dhe shëndetësore, që luftojnë me këtë virus të frikshëm. Përmes internetit, organizatat mund të kërkojnë ndihmë të menjëhershme nga fondi i krijuar prej Kimmich dhe Goretzka.

Nisma ka mbledhur për momentin rreth 2.5 milionë euro. “Ne do ta mposhtim “Coronavirus” vetëm si një ekip. Ne duam t’i ndihmojmë të gjithë ata, që në Gjermani ndihmojnë të tjerët. Jemi të vetëdijshëm se mund të japim vetëm një kontribut të vogël”, ka thënë Goretzka në një njoftim për shtyp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat