Serie A pezullohet deri më 3 Maj, mund të shtyhet sërish

Futboll

Serie A pezullohet deri më 3 Maj, mund të shtyhet sërish

Më: 20 mars 2020 Në ora: 18:48
Serie A

Tashmë është vendosur përfundimisht që Serie të mos kthehet para 3 Majit.

Kjo për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që po vazhdon të mbretërojë në Itali.

Megjithatë, edhe më tutje është frika që kampionati të shtyhet më shumë sesa pritet.

Përkundër faktit se skuadrat janë kundër që ai të shtyhet edhe pas 30 Qershorit, kjo gjë shumë lehtë mund të ndodhë.

Ekipet janë kategorikisht kundër kësaj, për shkak se mendojnë që mund të ndikojë në rezultate, kur skuadrat kanë në gjirin e tyre lojtarë që tashmë u ka skaduar kontrata, ose atyre që u duhet të largohen nga klubet respektive, pas kësaj date.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, edhe pse për shumicën e shteteve evropiane, momentalisht futbolli është në plan të dytë, për shkak të pandemisë që po shkakton numër të madh të të prekurve e viktimave gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat