Thirrje Ramës: Jemi në rrugë dhe pa ushqim

Futboll

Thirrje Ramës: Jemi në rrugë dhe pa ushqim

Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:27
Thirrje Ramës: Jemi në rrugë dhe pa ushqim

Arbitri i Kategorisë Superiore Klajdi Kola ka mbetur në Frankfurt të Gjermanisë, pasi fluturimi drejt Rinasit iu anulua, ndërsa pak ditë më parë në një lidhje me emisionin “FanZone” në Supersport, tregoi për situatën e vështirë që po kalon.

Kola u shpreh se kishte gjetur një hotel të lirë pranë aeroportit dhe se bashkë me të ishin edhe rreth 200 shqiptarë të tjerë, të cilët nuk mundën të fluturojnë dot drejt atdheut, për shkak të masave të marra për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

Gjatë ditës së sotme arbitri ka reaguar nëpërmjet Instagramit të tij, ku i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të marrë masa për kthimin e shqiptarëve në atdhe, ndërsa ka treguar edhe kushtet e vështira që po detyrohen të përballojnë në Frankfurt.

“Z.Kryeministër, mirë fluturimin që na e ke anuluar, po ndoshta na vendos ndonjë autobus shteti, vetëm për të ardhur në Shqipëri. Kemi disa ditë rrugëve sepse nuk na pranojnë as hostelet dhe as hotelet për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Na mblidh në ndonjë vend nëpërmjet ambasadës, apo na jepni ndonjë zgjidhje alternative.

Prej 12 vitesh i paguaj shtetit një shumë të konsiderueshme taksash dhe një ditë që më duhet shteti nuk më ndihmon. Na jepni një përgjigje të paktën.Unë jam një dhe i ri, duroj, por mendo për familjarët me fëmijë. I kam parë të qajnë se s’kanë për të ngrënë. Ju lutem na jepni një zgjidhe”, shkruan Kola në Instagramin e tij.

Ndërkohë vlen të theksojmë se i pyetur për një situatë të tillë në një emision politik, kryeministri Rama deklaroi se “jemi në një luftë dhe se është e pamundur që të rikthehen në Shqipëri, shtetasit që kanë mbetur jashtë vendit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat