Barcelona, e pashpresë në garën kundër Chelseat për Bogan

Futboll

Barcelona, e pashpresë në garën kundër Chelseat për Bogan

Më: 21 mars 2020 Në ora: 18:50
Jeremie Boga

Barcelona raportohet se është e interesuar për yllin francez të Sassuolos, Jeremie Boga, por kjo garë është e pashpresë për katalonasit pasi që Chelsea e ka opsionin për ta kthyer në skuadër futbollistin për 14 milionë euro.

Sulmuesi anësor ka qenë mbresëlënës këtë sezon në ndeshjet e Serisë A, me tetë golat e shënuara dhe katër asistet e tij për bashkëlojtarët, duke bërë që të marrë mjaft shumë vëmendje nga klubet evropiane,

Njëra ndër klubet që ka qenë duke e monitoruar situatën e yllit francez është edhe Barcelona, sipas të përditshmes spanjolle Sport, e cila raporton më tutje se katalonasit duan ta transferojnë Bogan gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, synimet e Barcelona janë pothuajse të pashpresa pasi që e përditshmja britanike DailyMail raporton se Chelsea e ka opsionin për ta kthyer në skuadër Bogan për 14 milionë euro dhe klubi londinez planifikon ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Por, e përditshmja britanike e lë mundësinë që Chelsea të vendosë ta shesë Bogan për një çmim më të lartë, pasi ta ketë siguruar nënshkrimin e tij në fillim të afatit kalimtar të verës.

23-vjeçari u shit në Sassuolo për vetëm tre milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat