Legjenda gjermane ka humbur besimin në Gotze: Nuk mendoj se mund të luajë për skuadër të madhe

Futboll

Legjenda gjermane ka humbur besimin në Gotze: Nuk mendoj se mund të luajë për skuadër të madhe

Më: 21 mars 2020 Në ora: 22:57
Mario Gotze

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus ka dhënë disa komente për yllin e Dortmund, Mario Gotze.

Gotze, nuk ka arritur kurrë të gjej formën e tij më të mirë, prej momentit kur kalonte te skuadra e Bayern Munich.

As rikthimi te Dortmund nuk e ktheu atë në nivelet më të larta të formës së tij, duke bërë që Lothar Matthaus të humb besimin se gjermani është mjafuteshëm i mirë për të nënshkruar me ndonjë skuadër të madhe.

“Nuk e shoh atë t’i bashkohet ndonjë top skuadre. Mario ka arritur shumë dhe siguroi Kupën e Botës në vitin 2014” ka thënë Matthaus.

“Ai kishte vite të mira me Dortmund, gjithashtu disa momente me Bayern. Por, duhet të pyesni: Ku kërkohet një lloj lojtari si Gotze?” ka shtuar ai.

Sigurisht, momenti më i mirë në karrierën e Gotze do të mbetet goli i finales së Kupës së Botës, i shënuar kundër Argjentinës, në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat