Futbollisti i Ferizajt: I afërt i imi është i prekur me koronavirus

Futboll

Futbollisti i Ferizajt: I afërt i imi është i prekur me koronavirus

Më: 22 mars 2020 Në ora: 15:14
Futbollisti i Ferizajt: I afërt i imi është i prekur me koronavirus

Kemi nisur javën e dytë që prej se gjitha aktivitetet sportive në vend, janë ndal me vendim të Qeverisë së Kosovës, pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Ky virus, ka prekur edhe Kosovën, ku numri i tyre tashmë shkon mbi 30-të.

Nga të prekurit, është edhe një i afërt i futbollistit të Ferizajt, Ergon Hyseni.

Ky i fundit, lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Olle. “Po, personi që ka dal pozitiv kohën e fundit, është i afërt i imi. Ai ka ardhur nga Gjermania dhe është futur direkt në karantinë dhe nuk ka pasur fare kontakte me familjen apo dikë të afërt”, tha Hyseni.

Tutje, ai tha se po stërvitet individualisht, por që shpreson në rikthim sa më të shpejt në normalitet.

“Jam duke u munduar ta mbaj formën me stërvitje individuale, gjithsesi, edhe përkundër paraqitjes së një rasti në vendin ku jetoj, kjo nuk do të më pengon të stërvitem vazhdimisht”, tha Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat