Lajm fantastik nga Gjasula: “Kam marr rezultatin për koronavirus, është negativ”

Futboll

Lajm fantastik nga Gjasula: “Kam marr rezultatin për koronavirus, është negativ”

Më: 22 mars 2020 Në ora: 22:50
Klaus Gjasula

Klaus Gjasula mund të marrë frymë lirisht.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rezultuar negativ në testin e bërë për virusin famëkeq Covid-19.

Një javë më parë ishte mbrojtësi i Paderbornit, Luka Kilian, që rezultoi pozitiv me koronavirus dhe në këto kushte, klubi ku luan Gjasula, vendosi që lojtarët dhe të gjithë anëtarët e ekipit t’i nënshtrohen testit.

Lajmin për faktin se testi rezutoi negativ e konfirmoi pak minuta më parë ekskluzivisht për “Panorama Sport” vetë mesfushori shqiptar.

“Për fat, analizat kanë dalë mirë. Pra, rezultati ishte negativ. As unë dhe asnjë pjesëtar tjetër i ekipit nuk është i prekur nga koronavirusi. Jam bashkuar me familjen, por sigurisht që duke treguar kujdes, duke qëndruar në shtëpi dhe dalë vetëm për nevoja sa më emergjente”, ka thënë Gjasula.

Gjasula ka bërë 27 paraqitje këtë edicion për SC Paderborn, ka shënuar edhe një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat