Mourinho shënjestron Haalandin

Futboll

Mourinho shënjestron Haalandin

Më: 23 mars 2020 Në ora: 14:42
Erling Haaland

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka tërhequr interesimin e të gjitha klubeve kryesore evropiane falë formës së tij.

Talenti 19-vjeçar u ngrit në formën më të mirë gjatë qëndrimit të Red Bull Salzburgu, ndërsa në afatin e janarit nënshkroi për klubin gjerman.

Ai ka vazhduar me formën fantastike edhe te BVB duke i shënuar 12 gola në 11 paraqitjet e para, prandaj interesimi për shërbimet e tij vetëm sa është shtuar.

Tottenham Hotspur, gjegjësisht trajneri Jose Mourinho është duke u angazhuar që ta transferojë futbollistin norvegjez gjatë afatit kalimtar veror.

Harry Kane mund të largohet nga Spursat pasi të kthehet nga lëndimi, prandaj skuadra do të ketë nevojë për një qendërsulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat