Gotze në verë të Milan!

Futboll

Gotze në verë të Milan!

Më: 23 mars 2020 Në ora: 17:30
Mario Gotze

Mesfushori i Borussia Dortmundit Mario Gotze pritet të largohet gjatë verës nga Borussia Dortmund.

Gotze ka luajtur shumë pak për skuadrën e Dortmund këtë sezon, duke bërë vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat dhe shënuar tre herë.

Kjo situatë ka bërë që të nisin spekulimet se ai do të largohet nga ekipin gjerman gjatë verës.

Kontrata e tij skadon në qershor që do të thotë se ai do të jetë i lirë të bashkohet me një klub tjetër.

Bild pretendonte se Gotze në fakt i ishte ofruar një marrëveshje e re, por me një pagë më të ulët.

Sipas Bild, Gotze dëshiron të transferohet në Itali, ku Milani është i interesuar për shërbimet e tij. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me klubin kuq e zinj në fund të sezonit.

Gotze ka bërë 217 paraqitje për Dortmundin në të gjitha garat, duke grumbulluar 45 gola dhe 61 asistime në atë periudhë, si dhe 60 gola të kombinuar dhe asistime për Bayern Munich në 114 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat