Reina: Une isha me koronavirus

Futboll

Reina: Une isha me koronavirus

Më: 24 mars 2020 Në ora: 13:15
Reina: Une isha me koronavirus

Portieri i njohur spanjoll, Pepe Reina ka thënë se është i bindur që kishte koronavirusin, por që e ka kaluar.

"Kisha të gjitha simpatomat e koronavirusit. Më dukej sikur një kamion që kalonte mbi mua. Bëra gjithçka të mundshme që mos të infektoja ata që ishin afër meje. Tani jam më mirë, nga dhoma ime po ndjek situatën që po ndodhë në botë. Është e rëndë të shohësh njerëz duke ikur nga kjo botë, pa iu dhënë lamtumira e fundit.

Ne duhet të respektojmë të gjitha rregullat e sigurisë që na janë dhënë, vetëm në këtë mënyrë ne do të jemi në gjendje të dalim prej kësaj situate.

Futbolli për momentin është sekondar, nuk më intereson se kur do kthehemi në fushë, sepse tani ka rëndësi vetëm shëndeti. Për mua janë heronj ata që jetojnë në apartament 70 metra katrorë me tre fëmijë, në këtë situatë" ka thënë Reina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat