Napoli tenton kryegolashënuesin e Serie A

Futboll

Napoli tenton kryegolashënuesin e Serie A

Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:04
Napoli tenton kryegolashënuesin e Serie A

Napoli tenton kryegolashënuesin e Serie A, Ciro Immobile por bomber bardhekaltër është i paprekshëm për presidentin e Lazios Claudio Lotito.

Numri 1 i Lazios e konsideron të pashitshëm sulmuesin e kombëtares italiane për të cilin drejtori sportive Igli Tare ka përgatitur një kontratë të re.

Aktualisht Immobile është nën kontratë me klubin kryeqytetas deri në verën e vitit 2023 por te Lazio dëshirojnë ta mbajnë në skuadër deri në 2025-ën, sulmuesin 30-vjeçarin.

Nëse hedh firmën mbi kontratën e re gjasat janë që Ciro ta mbyllë karrierën te bardhekaltërit pasi në verën e vitit 2025 do ta ketë kaluar moshën 35-vjeçare. Aktualisht Immobile përfiton 3,2 milionë euro plus bonuset në sezon por nga marrëveshja e re do të përfitojë 4 milionë euro në sezon plus bonuset.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat