“Hysaj është kthyer në nivele të larta, por...”

Futboll

“Hysaj është kthyer në nivele të larta, por...”

Më: 24 mars 2020 Në ora: 20:46
Elseid Hysaj

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka folur në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss për të ardhmen e yllit kuqezi, i cili pritet të largohet nga Napoli në fundin e sezonit:

“Siç kam thënë gjithmonë në intervistat e mëparshme, Hysaj ka bërë një rikuperim të rëndësishëm me Gatttuso-n, është kthyer në nivelet e treguara me Sari-n”, ka thënë Giuffredi.

“Gattuso e vlerëson shumë, por ai është në një nivel me Di Lorenzo-n dhe nuk mund të kesh dy lojatrë të të njëjtit nivel në  të njëjtin rol. Roma? Nuk e di, nuk ka kuptim të flasim për skuadra tani”.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat