Messi i dhuron 1 milion euro për ta luftuar koronavirusin në Barcelonë dhe Argjentinë

Futboll

Messi i dhuron 1 milion euro për ta luftuar koronavirusin në Barcelonë dhe Argjentinë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 07:59
Lionel Messi

Lionel Messi i është bashkuar fushatës së bamirësisë për ta luftuar koronavirusin, duke i dhuruar një milion euro për blerjen e barnave dhe për kërkime në gjetjen e shërimit të kësaj pandemi në Barcelonë dhe në atdhe Argjentinë.

Kapiteni i Barcelonës Messi i ka dhënë donacion 1 milionë euro, të cilat do të shkojnë për Hospital Clinic në Barcelonë dhe për një qendër tjetër shëndetësore në Argjentinë.

“Leo Messi ka dhënë një donacion për ta luftuar Covid-18 në CLINIC. Faleminderit shumë Leo për përkushtimin dhe përkrahjen tuaj”, ka shkruar Hospital Clinic në rrjetet sociale.

Ylli i Argjentinës dhe Barçës ka dashur t’i bashkohet luftës kundër kësaj sëmundjeje ngjitëse, e cila ua ka marrë jetën mbi 14.000 personave në gjithë botë.

Paratë e dhuruara nga ai do të shkojnë për blerjen e maskave, dorezave, respiratorëve dhe për kërkime në gjetjen e vaksinës kundër Covid-19.

Po ashtu, sot më herët dhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i dhuroi një milion euro për të njëjtën kauzë në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat