Dikush ka nisur të grumbullojë fonde - Bota Sot
Dikush ka nisur të grumbullojë fonde

Futboll

Dikush ka nisur të grumbullojë fonde

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:44
Fabio Cannavaro

Italia është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia e Koronavirusit. Spitalet janë mbushur plot e përplot, duke shtuar presionin mbi personelin shëndetësor, që po bën të pamundurën për të shmangur kaosin.

Personazhe të njohura të sportit dhe spektaklit po mundohen t’u qëndrojnë pranë personave në vështirësi, me ndihma ekonmike dhe donacione me pajisje të nevojshme në këto kohë emergjence.

Dikush ka nisur të grumbullojë fonde e ndonjë tjetër ka nxjerrë në ankand fanellat e tij apo ka hequr dorë nga një pjesë e pagës.

Fabio Cannavaro, trajneri aktual i Guangzhou Evergrandes, në Kinë, ka nisur nga vendi gjigant aziatik një furnizim me respiratorë dhe maska, plot 30 mijë, të destinuara për spitalin e Napolit Cotugno, që është tashmë në linjën e parë të luftës ndaj Covid-19 në provincën e Campanias.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë Italinë, kampioni i botës në vitin 2006 nuk e harron vendlindjen e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat