Shpërthen ndaj Ronaldos

Futboll

Shpërthen ndaj Ronaldos

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:05
Shpërthen ndaj Ronaldos

Koronavirusi ka shkaktuar një kaos në botën e futbollit duke paralizuar gjithçka.

Ish-presidenti bardhezi, Cobolli Gigli ka pasur kritika për futbollistët e Juventusit që u larguan për në vendlindje pas shpërthimit të pandemisë dhe pezullimit të Serie A.

Ish-numri një i Juventusit foli për mikrofonat e "Radio Punto Nuovo", duke nënvizuar sjelljen e lojtarëve: "Tani është e lehtë për të kritikuar, por e parë nga jashtë, nuk e kuptoj pse këta lojtarë u larguan nga Italia. Në kthim, shpresoj sa më shpejt që të jetë e mundur, do të jetë e vështirë të rifillojnë, sepse ata do të duhet të bëjnë karantinë 14-ditore".

Sipas Cobolli Gigli, klubi duhej t’i kishte penguar lojtarët e tij që ta linin karantinën. Mbi të gjitha, Ronaldo, i pari që e la Italinë për t’u rikthyer në Madeira e tij.

"Situata u ndërlikua me Ronaldon, i cili ishte i pari që u largua, duke u justifikuar me nënën e sëmurë. Por, pastaj vetëm tregoi veten, duke marrë rreze dielli në një pishinë të madhe. Në këtë pikë, pasi klubi kishte bërë lëshim me Ronaldon, edhe Higuain duhej të shkonte te nëna. Po kështu, edhe dikush tjetër duhej të largohej dhe situata u përkeqësua".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat