Çfarë kërkon Mourinho? - Bota Sot
Çfarë kërkon Mourinho?

Futboll

Çfarë kërkon Mourinho?

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:30
Çfarë kërkon Mourinho?

Sezonit aktual i kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u luajtur, por megjithatë shumë ekipe kanë nisur të mendojnë edhe për sezonin e ri dhe merkaton e verës. Te Tottenham, trajneri Mourinho duket se ka nisur të bisedojë me drejtuesit sa i përket sezonit të ri dhe në lidhje me këtë ka një kërkesë thelbësore.

Sipas mediave në Angli, Mourinho i ka kërkuar me patjetër drejtuesve që mos të lejojnë largimin e Harry Kane. Sulmuesi kërkohet nga Manchester United apo Real Madrid, por “Special One” dëshiron ta ketë me patjetër në ekip 26-vjeçarin.

Ky mësohet të jetë kushti kryesor i Mourinhos për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm. Kane është padyshim lojtari më cilësor i Tottenham, jo më kot trajneri portuez kërkon ta mbajë në ekip, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë ndoshta vetë Kane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat