Kujtim Shala është emër i madh në Kroaci! Është legjendë e futbollit dhe lojërat e tij në fanellën e Dinamos nga Zagrebi edhe sot kujtohen!
Shala ka postuar një shkrim të vitit 1990, kur gazeta sportive kroate “Sportske Novosti”, e ka lartësuar me një shkrim, kur shënon në minutën e 76-të për fitoren me rezultat 2:1 ndaj Partizanit të Beogradit, që atëkohë ish derbi i madh në ligën e ish Jugosllavisë.
Shala kishte luajtur tërë takimin dhe mori notën 8, u shpallë lojtar i ndeshjes! Kjo habiti të gjithë, por Shala e meritoi plotësisht!”
Shkrimi i "Sportske Novostit" në vitin 1990 ku shihet Shala
Pas javës së 25-të, Dinamo kryesonte me 36 pikë dhe Partizani renditej në vend të gjashtë me 24 pikë.