Lojtari i Fenerbahçes infektohet

Futboll

Lojtari i Fenerbahçes infektohet

Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:36
Lojtari i Fenerbahçes infektohet

Një futbollist dhe një anëtar i skuadrës së Fenerbahces kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një njoftimi, skuadra turke ka bërë të ditur se dy pjesëtaret e klubit janë të infektuar me këtë pandemi.

Megjithatë, skuadra nuk ka dhënë emrat e të infektuarve dhe nuk dihet kush është futbollisti me koronavirus.

"Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i Ekipit tonë të Futbollit A kanë kaluar testin e koronavirusit në Samand?

Can Bartu Facilities. Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus (COVID-19) te një futbollist dhe të një anëtar i stafit teknik", thuhet në njoftimin e klubit të Fenerbahces.

Kujtojmë se pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat