Alarmi që ka shkaktuar Coronavirusi ka paralizuar gjithçka në Botë, gjithashtu edhe futbollin. Shumica e kampionateve janë pezulluar të paktën deri në muajin e ardhshëm, megjithëse pritet që ky pezullim të zgjasë akoma më shumë.
Konfirmimin e jep edhe një legjendë si Gary Neville, i cili shkon pak larg, pasi shprehet që futbolli nuk duhet të kthehet për të paktën 3-4 muaj. Ish-mbrojtësi shprehet se shëndeti vjen i pari dhe kjo është gjëja më me rëndësi.
“Mendoj se duke parë situatën, futbolli nuk duhet të kthehet të paktën për 3-4 muaj. Kjo për arsyen sepse policët apo ambulancat, që duhet të jenë në stadium, nuk do të jenë të disponueshëm.
Është e qartë që ata do të jenë në spital, pasi do të ketë njerëz që kanë nevojë për ta. Shëndeti vjen i pari, si për tifozët, ashtu edhe për lojtarët, stafin dhe çdokënd që shkel në stadium".