Beqir Aliu, ky burrë i madh nuk u tremb nga armiku serb - Bota Sot
Beqir Aliu, ky burrë i madh nuk u tremb nga armiku serb

Futboll

Beqir Aliu, ky burrë i madh nuk u tremb nga armiku serb

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:19
Beqir Aliu, ky burrë i madh nuk u tremb nga armiku serb

Vitet e 90-ta, viti 1991, klubi i futbollit Prishtina pikërisht me 15 gusht mori vendim përfundimtar, jo garave me klubet serbe dhe ish jugosllave, së bashku me klubet tjera zhvilluan garat në Kampionatin e parë të Republikës së Kosovës, që kishte nisur me 13 shtator 1991, me ndeshjen Flamurtari-Prishtina (3:2), ashtu siç është e regjistruar zyrtarisht edhe në FFK.

Dihet botërisht, sfida e fundit e Prishtinës në ligën e dytë ish jugosllave, ishte me 3 gusht kur fituan me 2:1 ndaj Ballkan Stokokomerc (dy gola Ergin Ajdinoviqi) nuk pranuan të luajnë në Prijedor me Rudarin me 11 gusht dhe as me Mogrenin e  Budvës me 18 gusht në kryeqytet.

Futen masat e dhunshme në stadiumin e Prishtinës, serbët uzurpojnë stadiumin.

Beqir Aliu është kryetar i KF Prishtinës së viteve të rënda, në kohën e okupimit, në Kampionatin e parë të Republikës së Kosovës. Ai me shumë shokë për asnjë çast nuk u ndalën përkundë kërcënimeve të mëdha nga pushtuesi serb. Aliu i takon Gjeneratës së Republikës. Aliu vazhdimisht ka qenë halë në sy për armikun!Aliu ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës, në vitet më të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat