Hazard e pranon: Sezoni im i parë në Real Madrid, ishte bërllok

Futboll

Hazard e pranon: Sezoni im i parë në Real Madrid, ishte bërllok

Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:29
Eden Hazard

Eden Hazard e ka pranuar se sezoni i tij debutues në Real Madrid ka qenë shumë i keq, edhe pse lëndimet e njëpasnjëshme kanë luajtur rol kyç në këtë.

Lëndimi i tij i fundit, një dëmtim në nyjën e këmbës kundër Levantes më 22 shkurt, ishte aq i rëndë saqë ai u detyrua të operohej dhe praktikisht e humbi pjesën e mbetur të sezonit 2019/20, i cili tani është pezulluar shkaku i përhapjes së pandemisë koronavirus.

Por sulmuesi belg po mendon vetëm për sezonin e ri 2020/21.

“Sezoni im i parë në Real Madrid ka qenë i keq, por jo vetëm kaq. Ka qenë sezon përshtatjeje për mua. Unë do të gjykohem në sezonin e dytë”, tha Hazard.

“Më takon mua të jem i mirë fizikisht vitin e ardhshëm. Grupi është shumë i mirë, ka qenë përvojë shumë e mirë për mua. Ende i kam edhe katër vjet në kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat