Hazard: Sezoni im i parë te Real Madrid është i keq - Bota Sot
Hazard: Sezoni im i parë te Real Madrid është i keq

Futboll

Hazard: Sezoni im i parë te Real Madrid është i keq

Më: 26 mars 2020 Në ora: 08:04
Eden Hazard

Eden Hazard ka pranuar se sezoni i parë te Real Madrid nuk ka qenë i mirë, por thotë se suksesi i tij në kryeqytetin spanjoll duhet të analizohet në edicionin e ardhshëm.

Ylli belg verën e vitit 2019 për 100 milionë euro u transferua nga Chelsea te Real Madrid, por ka dështuar të bëj përshtypje në Bernabeu shkaku i lëndimeve të vazhdueshme.

Hazard ka shënuar vetëm një gol dhe ka bërë pesë asistime në 15 paraqitjet e para në të gjitha garat.

“Sezoni im i parë në Madrid është i keq, por jo gjithçka është e keqe”, ka deklaruar Hazard.

“Është një sezon i adaptimit. Do të gjykohemi në të dytin. Mua më takon të jem në gjendje të mirë në vitin e ardhshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat