Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht - Bota Sot
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht

Futboll

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht

Më: 26 mars 2020 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Presidenti  i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij sezoni në Serie A, duke këmbëngulur se ai do të rinisë në korrik ose gusht.

Debati se a do të anulohet plotësisht sezoni 2019/20 për të hapur rrugë për sezonin e ri 2020/21 është duke vazhduar, me koronavirusin që po tregon shenja të vogla të ngadalësimit njëherë për njëherë.

Përkundër kësaj, Gravina këmbëngul se Serie A mund të kompletohet këtë sezon, veçanërisht duke ditur se Kampionati Evropian 2020 dhe Lojërat Olimpike 2020 janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Për sa të jem në gjendje nuk do ta humbasë shpresën e rinisjes së këtij sezoni. Do të bëj gjithçka për ta bërë të mundur. E kam të vështirë të heq dorë”, tha Gravina.

“Jam i vetëdijshëm se është shumë herët të mendohet për datën, por duhet të mendojmë pozitivisht. Do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA ta rinisim sezonin në korrik dhe gusht”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat