Futbolli spanjoll "i infektuar": Espanyol me lojtarin e tretë pozitiv me Covid-19

Futboll

Futbolli spanjoll "i infektuar": Espanyol me lojtarin e tretë pozitiv me Covid-19

Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:37
Matias Vargas

Pas rasteve tashmë të njohura të Leandro Cabrera dhe Wu Lei, edhe Matias Vargas ka rezultuar pozitiv me Covid-19 duke u bërë futbollisti i tretë i Espanyol.

Konfirmimi vjen nga trajneri i U-23 të Argjentinës, Batista, që po e përgatiste skuadrën për Olimpiadën Tokyo 2020 dhe kishte përfshirë mesfushorin mes të grumbulluarve.

“Ai besonte se ishte pozitiv sepse disa shokë ekipi kishin virusin. Më tha se ndihej i lodhur dhe me pak temperaturë. E mori me qetësi, ashtu si çdokush do ta kishte bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat