Asani nga Suedia: Kemi filluar të mërzitemi - Bota Sot
Asani nga Suedia: Kemi filluar të mërzitemi

Futboll

Asani nga Suedia: Kemi filluar të mërzitemi

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:05
Asani nga Suedia: Kemi filluar të mërzitemi

Futbollisti shqiptar i skuadrës së njohur suedeze AIK Stokholm, Jasir Asani ka dhënë një intervistë për faqen e gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi.
Në vazhdim mund të lexoni intervistën e 24 vjecarit nga Shkupi.

Jasir, më thuaj si është një ditë e zakonshme e juaja në AIK Stokholm?
Këtu në Stokholm jam mirë. Po bëj stërvitje dhe pushim, sepse edhe këtu tek ne në Suedi është pezulluar gjithcka. Unë bëj ushtrime vet në një stadium ndihmës, pas kam programin që na e ka dhënë stafi teknik. Pas ushtrimeve kthehem në banesë dhe pushojë. Kështu e kalojë një ditë të zakonshme në kryeqytetin sudez.

A ka filluar t’ju bezdisë kjo situatë për shkak të koronavirusit?
Normal që pak po, sepse jemi mësuar me u stërvitë së bashku me ekipin, ndërsa tash për shkak të këtij pushimi të detyrueshëm biem nga forma dhe kjo është normale.

E nisët mirë me skuadrën tuaj, AIK, duke shënuar gol në fitoren prej 3-1 kundër Kalmar në kupë. Çfarë mund të presim nga ju kur të nis kampionati?

Unë po përgatitem maksimalishtë sikur nesër të filloj sezoni i ri. Jam i kënaqur që shënova gol ndaj Kalmarit, pastaj kam shënuar edhe në një ndeshje miqësore. Unë urojë që pas përhapjes së koronavirusit të kthehemi sa më parë në gjendje normale dhe pastaj të mendojmë vetëm për kampionatin. AIK është një prej favoritëve për kreun e tabelës dhe ne shpresojmë të realizojmë ambiciet e klubit dhe të tifozëve tanë që janë në numër të madh, jo vetëm në Stokholm por edhe në të gjithë Suedinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat