Dybala: Faza më e keqe e virusit ka kaluar - Bota Sot
Dybala: Faza më e keqe e virusit ka kaluar

Futboll

Dybala: Faza më e keqe e virusit ka kaluar

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:38
Dybala: Faza më e keqe e virusit ka kaluar

Paulo Dybala është një nga 3 lojtarët e Juventusit që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Me një postim në Instagram “La Joya” ka qetësuar fansat e tij.

“Jemi mirë” shkruan Dybala dy fjalë që shoqërohen me një ok të madh në foto që tregojnë gjëndjen shëndetësore të Paulo dhe të fejuarës së tij Oriana Sabatini.

Faza më e keqe e virusit ka kaluar për çiftin Dybala-Sabatini dhe pak nga pak të dy personazhet publikë po shkojnë drejt shërimit të plotë.

Përveç Paulo Dybalas në shtëpinë e Juves kanë rezultuar pozitiv me koronavirus edhe Daniele Rugani e Blaise Matuidi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat