Gjyqtari i Kosovës sqaron opinionin: Jam i shokuar me sulmin!

Futboll

Gjyqtari i Kosovës sqaron opinionin: Jam i shokuar me sulmin!

Nga: K. G. Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:11
Gjyqtari i Kosovës sqaron opinionin: Jam i shokuar me sulmin!

Gjyqtari i futbollit të Kosovës, Qëndrim Vata, ka sqaruar opinionin në lidhje me një postim, se a ka qenë i tij apo jo që u krahasua kryeministri në detyrë Albin Kurti, si Kim Jong-u i Koresë së Veriut.

“Jam i shtyrë pasi që jam i shokuar me sulmin i cili mu bë pikërisht mua Qëndrim Vata nga disa persona te papërgjegjshëm duke marrur nën kontrollë llogarinë time aktuale në Facebook dhe duke postuar foto të cilat bien ndesh me etiken dhe sjelljet e mia krahas atyre personave ku ky postim mund të sjellë pasoja në të ardhmen time si refer, ku synimet e mija janë arritjet sa më të larta me tutje.

Unë i demantoj të gjitha lidhjet e mia me ndonjë parti politike e në veçanti anti-Vetëvendosje pasi që jam person i sportit dhe nuk me takon ne kompetencat e mija të flas rreth situatave aktuale në politike dhe ndihem tejet i indinjuar me këtë ndodhi e cila mu paraqite sonte (25 mars vërejtje jonë)...

Ju kërkoj falje të gjithë personave të cilët janë “prekur” nga ai postim por ju i postuar nga ana ime dhe shume e me shumë kërkoj falje FFK-se dhe Shoqatës së Referëve të Kosovës!”, sqaron Vata. Ndryshe Vata është pezulluar nga Komisioni i Gjyqtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat