Milani kërkon të paktën 60 milionë euro

Futboll

Milani kërkon të paktën 60 milionë euro

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:24
Milani kërkon të paktën 60 milionë euro

Xhamluixhi Donaruma është një nga lojtarët më të mirë te Milani, i cili mund t’i sillte edhe shumë fitime klubit kuqezi.

E ardhmja e portierit italian nuk dihet ende, teksa qarkullojnë lajme se ai mund të largohet në merkaton e ardhshme. Interesimi për gardianin nuk mungon, teksa disa skuadra janë vënë në gjurmët e tij.

Prej kohësh PSG-ja ndjek me kujdes situatën e lojtarit, të cilin ka provuar ta marrë në ekip edhe më parë.

Gjithashtu së fundmi në garë është futur edhe Çelsi, të cilët po përgatisin një ofertë për Donarumën, për të cilin italianët kërkojnë të paktën 60 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat