Ky mund të jetë shqiptari i dytë te Chelsea

Futboll

Ky mund të jetë shqiptari i dytë te Chelsea

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:38
Ky mund të jetë shqiptari i dytë te Chelsea

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A për këtë sezon, ku po shkëlqen me Veronën.

Mbrojtësi shqiptar është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij, teksa tashmë shumë skuadra të mëdha interesohen për të marrë shërbimet e tij.

Interi prej kohësh ka shfaqur interes për 20-vjeçarin, të cilin e shikon si një investim të madh për të tashmen dhe për të ardhmen. Megjithatë zikaltërit mund ta humbasin garën për Kumbullën, pasi së fundmi në garë është futur edhe Chelsea.

Madje sipas asaj që shkruan “L’Arena”, anglezët duan ta kalojnë Interin dhe kanë paraqitur ofertën e parë te Verona për të marrë shërbimet e lojtarit.

Thuhet se Chelsea ka ofruar 23 milionë euro për Kumbullën, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta marrë lojtarin në ekipin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat