Kuqezinjtë gati të ndryshojnë pronësi, ja shuma dhe trajneri i ri

Futboll

Kuqezinjtë gati të ndryshojnë pronësi, ja shuma dhe trajneri i ri

Më: 26 mars 2020 Në ora: 15:24
Kuqezinjtë gati të ndryshojnë pronësi, ja shuma dhe trajneri i ri

Prej kohësh qarkullojnë lajme për një shitje të mundshme të Milanit, me Arnault që duket se do të jetë pronari i ri i kuqezinjve.

Për këtë ka folur edhe komentatori njohur pranë Milanit, Ticiano Krudeli, i cili ka zbuluar se Eliot ka marrë një ofertë për ta shitur Milanin. “Arnault ka bërë një ofertë prej 900 milionë eurosh për të marrë pronësinë e Milanit.

Të shohim nëse Eliot do ta pranojë këtë ofertë. Nëse do të ketë një ndryshim të pronësisë, klubi do ia besojë stolin Alegrit. Këto lajme i kam sipas një burimi të sigurt.

Kam marrë vesh që edhe Donaruma do të qëndrojë edhe për të paktën sezonin tjetër.”, u shpreh Krudeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat