Ahmet Hasani me suksesin me të madh para 26 viteve

Futboll

Ahmet Hasani me suksesin me të madh para 26 viteve

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:32
Në këmbë Abdurrahim Islami, Ismet Shabani, Gursel Ramadani, Arsim Abazi, Gazmend Ibrahimi, Driton Bytyçi, Arjan jashari, Faton Sojeva, Ahmet Hasani. Të ulur Blerim Mahmuti, Islam Osmani, Përparim Veliu, Kemajl Bekteshi dhe Hasan Shala.

Trajneri i mirënjohur, Ahmet Hasani, padyshim se ka arritur suksesin më të madh si trajner me skuadrën e futbollit Ferizaj.

Ai nga 16 ndeshje kishte arritur 11 fitore, 4 barazime e kishte pësuar një humbje, me goldallim 46:16 dhe u shpallën kampion në Grupin Ferizajt në vitin 1993-1994, me gjithsej 36 pikë apo kishin 10 pikë më shumë se Kitka në pozitën e dytë.

Duhet kujtuar, se në vitin 1993-1994, për shkak të rrethanave, kohës së okupimit dhe kërcënimeve që kishin nga regjimi serb, ishin katër grupe: Grupi i Ferizajt, Prishtinës, Gjakovës dhe Mitrovicës.

Në foto janë, në këmbë Abdurrahim Islami, Ismet Shabani, Gursel Ramadani, Arsim Abazi, Gazmend Ibrahimi, Driton Bytyçi, Arjan jashari, Faton Sojeva, Ahmet Hasani. Të ulur Blerim Mahmuti, Islam Osmani, Përparim Veliu, Kemajl Bekteshi dhe Hasan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat