Arteta shërohet nga Covid19 – edhe gruaja dhe fëmijët janë në gjendje të mirë

Futboll

Arteta shërohet nga Covid19 – edhe gruaja dhe fëmijët janë në gjendje të mirë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:49
Arteta

Lajme të mira vijnë nga Premierliga, lidhur me trajnerin e Arsenal.

Trajneri i skuadrës së Arsenal, Mikel Arteta, është shëruar tashmë krejtësisht nga koronavirusi.

Javë më parë raportohej se Arteta ishte në mesin e atyre që rezultuan pozitiv në Covid19, por tashmë gjithçka duket se ka kaluar.

Raportime nga mediet britanike tregojnë se Arteta rezulton i pastër dhe nuk është më me Covid.

Gjithashtu, edhe gruaja dhe fëmijët e spanjollit thuhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat